Rrezikon shtesë denimi/ Habilaj denoncohet nga shoqja e ish-gruas, i përplasi me makinë

0
103
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dy vite nga momenti kur 57-vjeçari Besnik Habilaj përplasi me makinë ish-gruan e tij, Trendëlina Halimi, 43 vjeç, ai rrezikon të vuajë një dënim shtesë.

Duket se shoqja e ish-gruas, e cila ndodhej me Trëndelinën mbrëmjen e 27 tetorit 2017, në Macerata të Italisë, nuk e ka kapërdirë dot tronditjen fizike dhe psikologjike, ndaj ka vendosur ta denoncojë Besnikun.

Ai ndodhet prapa hekurave, i dënuar me 14 vjet burg për tentativë vrasje, si pasojë e ashpërsimit të legjistacionit italian në rastet specifike kur drejtuesit e automjeteve kanë faj për pasojat.

Mbrëmjen e 27 tetorit të 2 viteve më parë, Habilaj, me profesion murator, priti derisa ish-gruaja e tij të dilte nga diskoketa bashkë me shoqen dhe pas një debati të ashpër, i përplasi me makinë.

Të dyja u dërguan në spital me plagë të lehta dhe tashmë gëzojnë shëndet të plotë.

Zjarr Tv Ad