Rrëzimi i dekretit nga KQZ-ja, reagon PD: Votoi dega e PS-së, janë të njëjti që …

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Demokratike ka reaguar sot në lidhje me vendimin e jashtëligjshëm që ka marrë KQZ-ja duke rrëzuar dekretin e Presidentit Ilir Meta.

Është sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi ai i cili ka reaguar.

Sipas Bardhit, këta që rrëzuan dekretin e Presidentit janë ‘të njëjtët militantë që pohuan përpara Gjykatës Kushtetuese se Kushtetuta mund të ndryshohet edhe me vendim qeverie’.

Reagimi i plotë i Gazmend Bardhit:

Mos u habisni! Mos u skandalizoni nga shpërdorimi i turpshëm që po i bëjnë detyrës disa anëtarë militantë të PS në KQZ!

Këta që marrin përsipër të shqyrtojnë dhe të refuzojnë një dekret presidencial, janë ekzaktësisht të njëjtët militantë që pohuan përpara Gjykatës Kushtetuese se Kushtetuta mund të ndryshohet edhe me vendim qeverie.

Po të njëjtët, sot, thonë se Dekreti i Presidentit të Republikës shpallet i pavlefshëm me vendim të degës së Partisë Socialiste në KQZ!

Në shtetin e ndërtuar nga Edi Rama nuk ka nevojë as për President të Republikës, as për Gjykatë Kushtetuese, as për Gjykatë të Lartë, as për Prokuror të Përgjithshëm, as për Kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Në shtetin e Edi Ramës, të ndërtuar sipas modelit orëellian të Fermës së Kafshëve, mjafton vetëm Partia Socialiste dhe Edi Rama!

Kjo është e papranueshme dhe shqiptarët nuk kanë për ta pranuar kurrë!

‘Edi Rama mirë, gjithë të tjerët keq’ ka marrë fund që më 16 Shkurt!

 

Zjarr Tv Ad