Rrëzimi i helikopterit në det, mes viktimave miliarderi dhe vajza e tij

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Miliarderi dhe filantropi Chris Cline, si edhe 6 persona të tjerë kanë mbetur të vdekur nga aksidenti me helikopter të enjten në Bahamas.

Miliarderi i qymyrit të West Virginia, vdiq në aksident së bashku me vajzën e tij, tre miqtë e saj nga kolegji dhe dy persona të tjerë.

“Sot ne humbëm një yll dhe një mik shumë të ngushtë,”-tha guvernatori i shtetit Jim Justice. “Chris Cline ndërtoi një perandori dhe në çdo rast ishte gjithmonë aty për të dhënë. Çfarë njeriu i mrekullueshëm, i dashur dhe bamirës që ishte.”

Gjashtë vikimat e tjera ishin nga Shtetet e Bashkuara, tha Forca Policore Mbretërore e Bahamas.

Policia tha se helikopteri u largua nga Big Grand Cay rreth orës loakle 14:00 të enjten  dhe u raportua i humbur 12 orë më vonë, kur nuk mbërriti në Fort Lauderdale, destinacionin e synuar.

Policia zbuloi se avioni u rrëzua 16 metra nën ujë rreth 2  milje larg Grand Cay në Abacos.

Brenda mjetit fluturues ishin trupat e 4 femrave dhe 3 meshkujve.

Ndërsa po hetohen shkaqet e ngjarjes.

Vajza 22-vjeçe e Cline, Kameron ishte në mesin e të aksidentuarve, sipas një deklarate të familjes.

Piloti i helikopterit u identifikua si 52-vjeçari Geoffrey Lee Painter i Barnstaple.

Ndërsa u identifikuan dhe viktimat e tjera: David Jude, 56 vjeç nga Kentucky; Brittney Layne Searson, 21 vjeç nga Palm Beach, Florida; Jillian Nicole Clark, 22 vjeç nga Los Angeles; dhe Delaney Lee Wykle, 22 vjeç nga Washington.

 

Zjarr Tv Ad