Rrëzimi i kërkesës së PUK, zbardhet vendimi i Kolegjit

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është zbardhur vendimi i Kolegjit Zgjedhor për rastin e rrëzimit të kërkesës së bërë nga ana e PUK për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Kolegji thotë se dekreti për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit është i pavlefshëm.

Pjesë nga vendimi i Kolegjit Zgjedhor:

Në analizë të vendimit objekt kundërshtimi dhe shqyrtimit të provave të administruara në gjykim, Kolegji çmon si të drejtë dhe të bazuar në ligj vlerësimin e KQZ-së se Dekreti nr.11199, datë 10.06.2019 është një akt absolutisht i pavlefshëm. Në bindjen e Kolegjit Zgjedhor, ky Dekret i dytë, i cili shfuqizon Dekretin e datës 05.11.2018 “Për zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore

Më datë 30 qershor 2019” është akt administrativ absolutisht i pavlefshëm, në kuptim të nenit 108, paragrafi 2, germa “a” të Kodit të Procedurave Administrative (KPA) , sipas të cilit: “Akti administrativ është absolutisht i pavlefshëm: a) kur vjen në kundërshtim të hapur dhe flagrant me një dispozitë urdhëruese të këtij Kodi dhe legjislacionit në fuqi lidhur me: i) kompetencën e organit publik”.

 

Zjarr Tv Ad