Rrëzohen kërkesat e opozitës për interpelancë dhe mocion me debat me Ramën, revoltohet Gazment Bardhi

0
66
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Demokrati Gazment Bardhi thotë se Konferenca e Kryetarëve nuk ka pranuar kërkesën e opozitës për të zhvilluar interpelancë dhe mocion me debat me kryeministrin Edi Rama për çështjen e inceneratorëve.

Bardhi ka thënë se kërkesa e tyre nuk është pranuar me argumentin se nuk është një çështje urgjente dhe se është ezauruar në Kuvend.

Gjatë fjalës së tij, Bardhi ka akuzuar mazhorancën pasi sipas tij, po bëjnë të mundur financimin e arratisë së bosëve të inceneratorëve, Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit.

“Nga Parlamenti i qytetarëve shqiptarëve është kthyer në një dyqan personal të Zotos dhe Mërtirit. Fakti që 2 mafiozë në arrati marrin pagesa çdo ditë për punë të pakryera, nuk është një çështje urgjente për mazhorancën.

Unë e kuptoj vështirësinë që ka Rama si person i përfshirë në këtë aferë, pasi është koka e saj, për të dhënë shpjegime për debat. Interpelanca dhe mocioni janë dy instrumenta nga kushtetuta dhe sado siklet të ketë Rama, do të duhet të zbatohet kushtetuta.

Argumenti i tyre është që nuk ka urgjencë. Arben Ahmetaj mund të vijojë të transferojë milionë Euro nga Shqipëria në Zvicër pa asnjë problem, kjo është një çështje që për mazhorancën konsiderohet e ezauruar.

Rrethi në të cilën kryetarja e kuvendit e ka futur veprimtarinë parlamentare, rreth i rrezikshëm, dhunohen të drejtat e opozitës. Shqipëria vuan nga fakti që qeveria është e Zotos dhe Mërtirit. Sot Kryetarja e Kuvendit vendosi që parlamenti të mos jetë i qytetarëve, por i Zotos dhe Mërtirit e për turpin e tyre të financojnë arratinë e Mërtirit dhe Zotos”, shprehet Bardhi.

Zjarr Tv Ad