Rrëzohen muret në Kalanë e Lezhës, Margjoni: Institucionet duhet të ndërhyjnë

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Muret e Kalasë së Lezhës kanë rrëshqitur në një gjatësi prej të paktën 10 metrash. Gurët po kërcënojnë jetët e banorëve poshtë kalasë, ndërsa erozioni trashëgiminë e qytetit. Por pavarësisht rrezikut, asnjë institucion nuk është angazhuar për të ndërhyrë

Trashegimia kulturore është e rrezikuar sikurse edhe banesat në pjesën e poshtme të kalasë së Lissusit janë të kërcënuara nga erozioni. Ndonëse fondi ka kohë që është alokuar, specialisti i Monumenteve të Kulturës në Lezhë Ded Margjoni bëri me dije se nuk është ofruar asnjë firmë për restaurimin e murit.

Sa herë ka reshje shiu rreziku bëhet edhe më i madh që ky fenomen të përsëritët dhe gurë të tjerë të bien drejt banesave poshtë kalasë.

Teksa ka kaluar më shumë se një vit nga rrëshqitja e gurëve dhe banorët që vijojnë të jenë të alarmuar nga rreziku, specialistët kanë kërkuar ndërhyrje të shpejtë për të shmangur jo vetëm rrënimin e mëtejshëm të kalasë por edhe për të mbrojtur jetët e banorëve.

Zjarr Tv Ad