Rrëzohet aeroplani ushtarak me 85 persona në bord, raportohet për persona të vdekur

0
236
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një aeroplan i Forcave Ajrore të Filipineve me 85 ushtarë në bord u rrëzua në ishullin jugor të Jolo-s këtë të dielë. Të paktën 17 njerëz janë gjetur të pajetë deri në këto momente, ndërkoë që numri i tyre mund të rritet.

Kreu i forcave të armatosura Filipine, gjenerali Cirilito Sobejana, tha se aeroplani u rrëzua afër një fshati të quajtur Bangkal në qytetin Patikul, një bastion i grupit militant mysliman i njohur si Abu Sayyaf, teksa po përpiqej të ulej në pistë. Sobejana bëri me dije se 40 njerëz janë shpëtuar deri tani.

“Ne po bëjmë përpjekjet tona më të mira për të shpëtuar pasagjerët, komandantët tanë tokësorë janë tashmë atje,” tha Gjenerali Sobejana.

“Ata po përpiqen të bëjnë më të mirën për të shuar zjarrin. Deri më tani kemi 40 njerëz të shpëtuar që po marrin shërbimin shëndetësor”, përfundoi ai.

Zjarr Tv Ad