Një shtetas amerikan është rrëzuar në “Kanionet e Pesturës” në fshatin Progonat të Tepelenës. 20-vjeçari me iniciale W.L., mësohet se ka dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit dhe është nisur drejt spitalit.
Sipas uniformave blu, nxjerrja e tij nga vendi ku kishte rënë u bë e munduar nga shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse, shërbimet e spitalit dhe banorë të zonës.
Njoftimi i policisë:
Në fshatin Progonat, Tepelenë, në vendin e quajtur “Kanionet e Pesturës”, është rrëzuar shtetasi amerikan W. L., 20 vjeç.
Shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse, shërbimet e spitalit dhe banorë të zonës, kanë bërë të mundur nxjerrjen 20-vjeçarit nga vendi ku ishte rrëzuar.
Shtetasi W. L. po transportohet në spital, për të marrë ndihmë mjekësore, pasi ka marrë dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave të situatës.