Rrëzohet në Turqi avioni i marrë nga Rusia për të fikur zjarret, s’ka të mbijetuar

0
174
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një aeroplan zjarrfikës i Drejtorisë së Përgjithshme të Pyjeve të Turqisë u rrëzua sot në provincën jugore të Kahramanmaras .

Kontakti me pilotët humbi me aeroplanin i cili ishte marrë me qira nga Rusia për të ndihmuar në përpjekjet e Turqisë për të kontrolluar një zjarr pyjor në Kahramanmaras, tha guvernatori Omer Faruk Coskun për Anadolu Agency.

Një numër i madh i ekipeve të kërkimit dhe shpëtimit u dërguan në rajon, shtoi Coskun. Shkaku i rrëzimit mbetet i panjohur ndërsa raportohet se nuk ka të mbijetuar. Mësohet se në bordin e aeroplanit ishin 5 anëtarë të ekuipazhit rus dhe 3 zyrtarë turq.

Zjarr Tv Ad