Debati mes studiuesit Ergys Mërtiri dhe analistit Andi Bushati në një studio televizive agravoi deri në pikën sa ky i fundit t’i thoshte “ti rri te parkingu i PD-së, ik merr ndonjë lek aty o ditëzi”.
Gjithçka nisi gjatë një diskutimi lidhur me vendimin e opozitës për të votuar zgjatjen e afatit të komisioneve të vettingut. Mërtiri nuk binte dakord Bushatin, lidhur me bashkimin e votave PS-PD për shtyrjen e mandatit të Vetting-ut. Mërtiri i është rikthyer këtij debati duke bërë një shkrim në faqen e tij në facebook.
Statusi i Mërtirit:
Sic mund ta keni pare dhe neper media, te enjten ne emisionin Open, u perfshiva ne nje debat banal sulmesh personale te ndersjellta, te cilat nuk jane ne perputhje me nivelin, profilin dhe karakterin tim. Sado qe u perpoqa te ruaja qetesine dhe te mos bie ne kurth, nuk ia dola dot plotesisht, gje per te cilen me vjen keq.
Sidoqofte, qellimi nuk eshte per te folur per ngjarjen ne vetvete. Jam mesuar tashme te perballem me lloj-lloj situatash dhe nuk do te merrja mundimin te shkruaja per kete nese gjithcka do te ishte thjesht nje episod, prapa te cilit nuk ka nje fenomen, qe tregon kalbesine e sistemit te medias dhe politikes ne kete vend. Pertej vete ngjarjes, menyra e trajtimit te saj dhe perdorimi instrumental nga nje armate propagandistike, na rrefen degjenerimin e komunikimit, informimit, mendimit dhe debatit ne kete vend. Eshte nje infrastrukture e tere poshtersie e cila mban peng realitetin shqiptar ne keneten ku jetojme dhe nje nga shkaqet kryesore pse ky vend nuk ndryshon.
Per paranteze, me duhet te them se me deshperon fakti se, gjate ketyre muajve, te pakten qe kur ka shperthyer sherrnaja ne opozite, shoh shume prej miqve te mi, qe nuk prononcohen. Ne biseda private, shumica prej tyre me thone se iu hane duart, por nuk perfshihen sepse e dine qe do t’iu duhet te perballen me sulme nga me ordineret dhe te paskrupulltat, cfare natyrisht eshte nje kosto e pakendshme. Madje shume prej tyre me keshillojne edhe mua te bej te njejten gje. Nder te tjera me thone se: Kjo nuk eshte lufta jote, dhe nuk ia vlen te perfshihesh.