‘Rrinin duke sharë me gishta, i shkarkuan kallashin’/Flet daja i 32-vjeçarit që u ekzekutua

0
94
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Rrinin duke sharë me gishta, i shkarkuan kallashin”, flet daja i 32-vjeçarit që iu bë atentat 200 metra larg shtëpisë: Ja çfarë presim nga shteti

Daja i Klevis (Bledi) Kapllanit që iu bë atentat pranë banesës dy katëshe në Kavajë ka folur para mediave duke kërkuar nga shteti që të marrë masa për këto veprime pasi u vra një 32 vjeçar, i cili ka një fëmijë 2 muajsh në shtëpi.

Në fjalën e tij, u shpreh se janë sharë me gishta dhe më pas i kanë shkarkuar kallashin në mes të natës dhe e kanë lënë të vdekur në mes të rrugës.

“Rrinin duke sharë me gishta. Një vend si këtu që ka shkurre dhe të zënë në pritë është e paramenduar, e kupton si shkon puna. Nga shteti presim që të jetë më vigjilent për këto gjëra, kur njerëzit kanë probleme, të marrin masa dhe ti paraprijnë këto gjëra. Se një çun 32 vjeç ka lënë një fëmijë 2 muajsh tek shtëpia dhe i shkarkojnë kallashin në mes të natës, është turp. Unë banoj në Tiranë, sot në mëngjes erdha këtu. E kanë gjetur të vdekur në mes të rrugës”, tha daja i Kapllanit.

Klevisi jetonte prej 2 vitesh në Shqipëri, por ka kryer një dënim në Itali për narkotikët dhe ka dyshime të forta që atentati i cili i mori jetën 200 metra larg banesës së tij të ketë lidhje me të kaluarën e errët, mëson Fax News.

Ai jetonte me prindërit në një banesë dykatëshe dhe gjendja ekonomike e familjes është normale.

32-vjeçari është qëlluar me armë zjarri teksa burime bëjnë me dije se nga dëshmitë e fqinjëve zbulohet se nuk janë dëgjuar të shtënat.

Mjeti brenda të cilit është gjetur mëngjesin e sotëm trupi i pajetë i Klevis (Bledi) Kapllanit, është dëmtuar nga plumbat e atentatorëve, raporton Fax News.

Drejt të riut është qëlluar në breshëri të paktën 13 herë, ndërsa ka dyshime se nuk ka qenë një person i vetëm ai që ka kryer krimin. Ngjarja ka ndodhur mesnatën e kaluar pasi ai nuk ka fjetur në banesë. Ajo është zbuluar mëngjesin e sotëm, ku një fqinj ka njoftuar familjarët e më pas policinë. Specialistët e Krimeve të Kavajës, ekipe ndihmëse nga Tirana dhe forcat vendore janë angazhuar për kapjen e autorit/ëve, pavarësisht se deri më tani nuk ka ndonjë emër të dyshuar.

Disa fqinj janë thirrur në komisariat për të dëshmuar dhe disa prej tyre kanë thënë policisë së kanë parë ditët e fundit persona të dyshimtë të cilët qëndronin në hyrje të rrugicës me cigare ndezur. Personat në fjalë nuk njiheshin prej tyre ndërsa viktima është monitoruar nga autorët prej disa ditësh, ku mendohet se kanë e studiuar mirë terrenin.

Ata fillimisht i kishin vendosur në rrugë disa shkurre për ti bllokuar rrugën dhe me pas e kanë ekzekutuar, ç’ka konfirmohet se ishte një ngjarje e mirëplanifikuar në detaje.

Zjarr Tv Ad