Rrisni vigjilencën”, dalin SMS-të e socialistëve në 30 qershor: Të mbrojmë arritjet me qetësi

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 Pjesëmarrja sa më e lartë. Ky ka qenë objektivi i Partisë Socialiste në fushatën e fundit elektorale për zgjedhjet e 30 qershorit. Të vetëm në garë në më shumë se gjysma e bashkive të vendit, socialistët me “fitoren në xhep” kërkonin sa më shumë votues në zgjedhje.

Dosja.al ka siguruar sot disa nga bisedat e bëra ditën e zgjedhjeve nga shtabi i Partisë Socialiste, ku drejtorët e të gjitha institucioneve lobonin për të rritur numrin e pjesëmarrjeve.

Në bisedat e siguruara ekskuzivisht nga Dosja.al janë disa drejtorë që bisedojnë me njëri-tjetrin, po ashtu pjesë e grupit në Whatsapp është dhe Flamur Golemi, tashmë kryetar i Bashkisë Gjirokastër.

Në biseda është Bredi Kaçi, kryetar i PS-në në Gjirokastër; Ilir Metaj, drejtor i Tatimeve në Gjirokastër; Genti Llogo kancelar; Sokol Feruni, drejtor i spitalit, ky i fundit sipas burimeve po lufton të bëhet nënkryetar bashkie.

Siç shihet nga mesazhet është Kaçi që jep udhëzime dhe kërkon që pjesëmarrja të jetë se e 2017-ës, por edhe më shumë. Ndërkohë në bisedë është futur dhe Flamur Golemi, i cili tashmë është kryetar bashkie, ka dërguar udhëzimin për të gjitha Qendrat e Votimit, ku kërkon që të shpërndahet tek të gjithë.

Më tej kur ora kishte shkuar 18:00 dhe votimet po mbylleshin dhe “objektivi” po kalohej kanë nisur dhe falenderimet dhe përgëzimet për të gjithë./Dosja.al/

Zjarr Tv Ad