Rriten infektimet në vend, MSH përditëson të dhënat e fundit: Asnjë humbje jete në 24 orët e fundit nga Covid-19

0
61
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me të dhënat e koronavirusit, ku janë regjistruar 13 raste të reja nga 2007 testime të kryera.

Në njoftim thuhet se janë kanë dalë të fitojnë betejën me Covid-19 vetëm dy persona. Po ashtu thuhet se nuk ka asnjë humbje jete.

Njoftimi i MSH:

Në 24 orët e fundit janë kryer 2007 testime, nga të cilat ka rezultuar pozitiv me Covid19, 13 qytetarë, në këto bashki: 3 raste në Lushnje, 2 raste në Korçë, Elbasan, Rrogozhinë, nga 1 rast në Fier, Tropojë, Gjirokastër, Rosokovec.

Aktualisht janë 66 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 2 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,035 që nga fillimi i epidemisë.

Zjarr Tv Ad