Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 10 viktima nga koronavirusi (dje ishin 14).
Totali i vdekjeve që nga fillimi i emergjencës shëndetësore është rritur në 35 587
Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 1597 raste të reja pozitiv, (dje ishin 1434) për një total prej 283 180 të prekurish nga Covid.
Gjithashtu pati edhe 613 të shëruar, për një total prej 211 885 raste pacientësh.
Në Rajonin e Lombardisë gjatë 24 orëve të fundit u raportua për 1 viktimë dhe 245 raste të reja pozitiv.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve në rajon ka shkuar në 16 892 kurse totali i rasteve pozitive është rritur në 102 548 që prej fillimit të pandemisë