Rriten shtrimet nga diarreja akute në pediatrinë e Tiranës

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Situatë e rënduar sëmundshmërie edhe në pediatrinë e QSUT-së. Fluksi i shtuar i fëmijëve me infeksione virale dhe bakteriale është ndjerë jo vetëm në urgjencën 24 orëshe, por edhe në pavione me shtrimet. Sipas pediatres Raida Petrela pjesa dërmuese e fëmijëve që kanë kërkuar ndihmë janë paraqitur me diare acute tepër problematike.
Mjekja thotë se situata e krijuar në fillim të vjeshtës refletkon në masë problematikën e kahershme : atë të mungesës se kushteve higjeno-sanitare.
Mjekët e spitalit kanë përballuar shtimin e kërkesës për ndihmë, por kërkojnë nga qendrat shëndetësore që rehidrimi i fëmijëve të bëhet nga ato.
Ndërkaq hapja e 4 qendrave shëndetësore edhe gjatë natës për urgjencat pediatrike, duket se ende nuk ka dhënë efektin e saj në uljen e fluksit në QSUT. Mjekët bëjnë thirrje për higjenë të lartë, kujdes nga ambjentet e mbyllura dhe vëmendje të shtuar nga nënat për foshnjat që paraqesin qoftë edhe një herë diare dhe të vjella

Zjarr Tv Ad