Gjermania prej disa ditësh, po përballet me vërshime të mëdha të ujërave, për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe erës së fortë.
Autoritetet në bilancin e fundit që kanë publikuar, njoftojnë se numri i viktimave ka shkuar në 133 dhe kërkimet po vijojnë nëse ka ende njerëz që mund të jenë mbytur.
Zonat më të prekura janë Rheinland-Pfalz dhe Nordrhein-Westfalen, aty ku janë regjistruar dhe viktimat.
Prej ditësh tashmë po vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit dhe janë evakuuar mijëra banorë, në zonat e prekura nga përmbytjet.
Deri tani nga policia janë raportuar dhe për shumë të plagosur dhe mbi 100 mijë qytetarë kanë mbetur pa energji elektrike.
Sipas autoriteteve, përmbytjet e këtij viti janë më katastrofiket që kanë ndodhur ndonjëherë në Gjermani dhe mendohet se bilanci mund të thellohet më shumë.