Rritet çmimi i paketave.Ia sa shtrenjtë do të kushtojë nga janari një paketë

0
143
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Tashmë duhanpirësit do paguajnë më shumë për një paktë pasi do të kushtojnë 20 deri 30 lekë më shtrenjtë nga muaji janar.

Rritja e akcizës do të godasë tregun e duhanit, si pjesë e fushatës për reduktuar numrin e duhanpirësve.

Paketat e cigareve do të kushtojnë 20 deri 30 lekë më shtrenjtë se sot. Veç tyre, edhe nënproduktet e tjera të duhanit, do të shtrenjtohen. Vendimi për ndryshim të masës së akcizës, stimulon këtë rritje, duke goditur direkt xhepat e duhanpirësve.

Politika e rritjes së taksës është afatgjatë dhe rritja e përvitshme synon të reduktojë konsumin dhe vdekshmërinë në popullatë.

Kjo politikë duket se ka funksionuar vitet e fundit, ku importet kanë rënë me rreth 1000 tonë që nga vitet 2005-2010.

Për pasojë edhe numri i duhanpirësve në raport me popullsinë ka rënë në 23%, madje edhe në raport me vendet fqinje dhe Bashkimin Europian.

Sa i përket nivelit të taksimit në Shqipëri, ai mbetet larg normës së Bashkimit Europian, ku akciza është 90 euro/kg.

Zjarr Tv Ad