Rritet mosha e pensionit për gratë dhe burrat

0
111
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mosha e daljes në pension për gratë dhe burrat ndryshon edhe me nisjen e vitit 2019.

Sipas reformës që hyri në fuqi në janar të 2015 parashikohet një rritje graduale e moshës dhe vjetërsisë në punë.

Gjatë këtij viti një grua duhet të jetë 60 vjeç e 10 muaj, në mënyrë që të përmbushë kriteret e daljes në pension.

Me ndryshimet që iu bënë ligjit “Për sigurimet shoqërore”, parashikohet një rritje e moshës së daljes në pension me dy muaj në vit, duke u bërë 63 vjeç në vitin 2032.

Më pas do të nisë rritja e moshës edhe për burrat, për të shkuar në 67 vjeç në vitin 2056, për të dyja gjinitë. Por burrat nuk preken menjëherë nga zgjatja e moshës së daljes në pension, ata ndikohen nga rritja e viteve të vjetërsisë në punë.

Nëse një burrë, në dhjetor të vitit 2014 duhej të kishte 35 vite vjetërsi, nga data 1 janar 2019 duhet të ketë 36 vjet e 8 muaj.

Referuar legjislacionit në fuqi, rritja graduale e vjetërsisë ndikon drejtpërdrejt në masën e pensionit të pleqërisë, duke qenë se është një prej përbërësve të formulës për përllogaritjen e tij.

 

 

 

 

 

 

Zjarr Tv Ad