Rritet nafta, Shkodra rikthen trenin për pelegrinazh, çdo të martë, bileta e trenit 150 lekë

0
74
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Udhëtimi me tren duket një histori nga e kaluara, megjithatë rritja e çmimit të naftës e për pasojë kostos së udhëtimit mund të bëjë që qytetarët ta mendojnë këtë alternativë.

Sektori i hekurudhës në Shkodër, ka rikthyer në punë trenin e linjës Shkodër-Laç, çdo të martë në orën 06:00 dhe kthimi në orën 12:45.

Çmimi i biletës vajtje-ardhje është vetëm 150 lekë dhe udhëtimi zgjat 2 orë.

“Hekurudha Shqiptare ka vënë në dispozicion një tren për besimtarët. I cili do të kryejë këtë destinacion Shkodër Laç dhe anasjelltas. Çmim Shkodër-Laç vajtje është 95 lekë, ndërsa Shkodër-Laç dhe anasjelltas është 150 lekë të reja”,-tha Astrit Pasha, Shef Sektori në Hekurudhën.

Hekurudha Shkodër-Vorë ishte një nga hekurudhat që ndërtoi regjimi komunist në Shqipëri në vitin 1985.

Ajo fillonte që nga stacioni hekurudhor në Vorë e përfundonte në Shkodër.

Prej vitesh ky sektor ka degraduar, ndërsa linja Shkodër-Laç përdorej në 98 për qind të rasteve për transportin e mallrave./Lajmi.Al

Zjarr Tv Ad