Rritet në 700 mijë numri i të pastrehëve në Europë

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Numri të i të pastrehëve në 10 vitet e fundit në Evropë ka shënuar rritje të ndjeshme. Një raport i fundit i Federatës Evropiane të Organizatave Kombëtare që punojnë me të pastrehët, FEANTSA evidenton se numri i personave në situatë rruge, arrin në 700 mijë. Kjo shifër, sipas vlerësimeve të Feantsa-s, është e barabartë me një rritje prej 70% që nga viti 2009.

Të dhënat e raportuara flasin për një rritje prej 150% të të pastrehëve në Gjermani, në Mbretërinë e Bashkuar në 71%  ndërsa në Irlandë numri arrin në 160%. Sa i përket Italisë, statistikat zyrtare të Istat-it flasin për mbi 50 mijë njerëz që kanë kërkuar ndihmë bazë (dushe, ushqim, shtrat), një rritje prej 6% midis 2011 dhe 2014.

Jetesa në rrugë ndikon edhe në jetëgjatësinë e këtyre njerëzve, teksa raportohet se në Francë të paktën një person i pastrehë vdes çdo ditë, në një moshë që është 30 vjet më pak se ajo e pjesës tjetër të popullsisë, ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar numri i rasteve të tilla është rritur nga 24% në mes 2013 dhe 2017.

Sipas Feantsa-s dhe Fondacionit Abbé Pierre “menaxhimi sezonal që i përgjigjet kushteve të motit” nuk është efikas, por nevojitet një strategji e vazhdueshme në luftën kundër të pastrehëve. Organizata argumenton se problemit të strehimit mund t’i jepet fund nëpërmjet një bazë ligjore, vullnetit politik, fondeve dhe planifikim strategjik”. Çështja e strehimit duhet të bëhet prioritet, jo vetëm për hir të dinjitetit njerëzor, por edhe për arsye të besueshmërisë kur bëhet fjalë për projektin social evropian.

 

Zjarr Tv Ad