Muaji janar ka shënuar një rritje të numrit të aksidenteve me 12.6% krahasuar me një njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas INSTAT, Në muajin Janar 2018 numërohen 134 aksidente rrugore, nga 119 aksidente të ndodhur në Janar 2017. Ndërkohë numri i të aksidentuarve është 175 persona, nga 158 që ishte një vit më parë, duke u rritur me 10,8 %. Krahasuar me numrin mesatar të aksidentuarve gjatë vitit 2017, ky numër është ulur me 19,6 %. Numri i personave të plagosur gjatë muajit Janar 2018 është 162, nga 136 të plagosur në muajin Janar 2017. Krahasuar me mesataren e personave të plagosur gjatë vitit 2017, ky numër është ulur me 18,6 %. Sipas INSTAT, në muajin Janar 2018 numri i të vdekurve nga aksidentet është 13 persona, nga 22 që ishte një vit më parë për të njëjtën periudhë, duke u ulur me 40,9 %. Në Janar 2018, aksidentet rrugore në 74,6 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup mosha 45 – 60 vjeç, duke zënë 24,6 % të numrit të aksidenteve rrugore, duke u rritur me 50,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Rritet numri i aksidenteve në rrugët shqiptare
Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...