Rritet PD në Qarkun e Korçës, demokratët në avantazh në dy Bashki…

0
185
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sipas rezultateve të deritanishme të publikuara nga KQZ, në Qarkun e Korçës janë numëruar 72 kuti votimi, nga 427 në total.

Deri tani PS në Korçë, ka siguruar 9526 vota ose 47.56 %, ndërsa demokratët kanë siguruar 8142 vota ose 40.65 %, ndërkohë LSI deri më tani ka një rezultat të dobët, me vetëm 1738 vota.

Në bashkinë e Devollit, prin PD me një diferencë prej 218 votash. Në Kolonjë e para renditet PS me 1469 vota kundrejt 682 votave të PD-së.

Edhe në Korçë PS prin me 3673, ndërsa PD ka siguruar deri më tani 39.23 % ose 2922 vota.

Një diferencë e ngushtë mes dy partive kryesore paraqitet në Maliq, PS me 899 vota ndërsa PD 822 vota. LSI mban sërish një rezultat të dobët, me vetëm 105 vota. Pogradeci është bërë blu, pasi i ka siguruar demokratëve 1093 vota kundrejt 811 votave të PS-së.

 

Zjarr Tv Ad