Rritet sërish çmimi i gazit/ Shtrenjtimi për shkak të konfliktit në Ukrainë

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga 1 marsi, çmimit i gazit ka pësuar një tjetër rritje me 10 lekë për litër. Furnitorët argumentojnë se shtrenjtimi është ndikuar nga situata rusi Ukraine dhe kriza e çmimeve.

Një nga industritë që preket drejtpërdrejt janë restorantet, që gazin e kanë lëndë të parë për gatim. Pasoja do të jetë rritja e çmimit për shërbimin apo produktin për konsumatorët.

Është një rritje e përshkallëzuar dhe është një efekt domino. 10% detyrimisht i bie që çdo gjë të rritet me 10%. Detyrimisht do të rriten edhe çmimet kudo, edhe tek ne. Sa do të jetë fuqia për ta përballuar konsumatorët, kjo mbetet për t’u parë.

Nga ana tjetër, kur jemi në prag të çeljes së sezonit turistik, paralajmërimi që vjen është se këtë vit, pushimet do të na kushtojnë më shtrenjtë për shkak të rritjes së çmimit të gazit dhe shtimit të kostove për bar-restorantet.

Ky është një shqetësim për sektorin e turizmit, për restorantet dhe bujtinat turistike, ndoshta do të ketë edhe rritje të tjera me kalimin e kohës sepse janë rritur edhe produkte të tjera ushqimore. Do të bëhet një analizë e kostove që na detyrojnë të rishikojmë çmimet dhe do të ketë një rritje sepse gjithë Evropa i ka rritur çmimet dhe kjo ndikon edhe tek ne.

Me qëllim lehtësimin sadopak të vështirësive ekonomike, nga përfaqësuesit e bareve dhe restoranteve përsëritet thirrja që të heqin masat kufizuese pandemike.

Zjarr Tv Ad