Rritet temperatura në Antarktidë

0
84
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Çdo ditë e më tepër jemi dëshmitarë të ndryshimeve drastike të motit. Së fundmi, në Antarktidë është regjistruar temperatura e lartë prej 18.3 gradë celsius, duke thyer një tjetër rekord. Kjo rritje e temperaturës shihet me shqetësim, pasi ndodh po ndodh shumë më shpejt se mesatarja globale. Rekordi I fundit u shënua në mars të 2015, kur u regjistrua temperature 17.5 gradë celsius. Një shkencëtar i klimës në Universitetin Victoria të Uellingtonit, Prof James Renwick, i cili ka verifikuar regjistrimet e mëparshme në Antarktidë, tha se kjo temperaturë është shumë domethënëse.

“Leximi është mbresëlënës pasi janë vetëm pesë vjet nga vendosja e rekordit të mëparshëm dhe kjo është pothuajse një shkallë më e lartë se një gradë. Është një shenjë e ngrohjes që po ndodh shumë më shpejt se mesatarja globale.

Organizata Botërore Meteorologjike sqaron se Gadishulli i Antarktidës është një nga vendet që ngrohet më shpejt në tokë, me gati 3 grade gjatë 50 viteve të fundit.  Ndërsa pothuajse të gjithë akullnajat e rajonit po shkrihen. Dhe në këto kushte, ndryshimi klimatik, mbetet pa dyshim një nga problemet më të mëdha me të cilin po ballafaqohet bota sot.

Zjarr Tv Ad