Aktivisti dhe avokati Adriatik Lapaj, ka deklaruar se paketat e ndihmës të qeverisë janë selektive, dhe lihen jashtë studentët dhe shtresat e mesme.
I ftuar në emisionin “Open” në News24, ai tha se me paratë të cilat kanë hyrë më shumë në buxhetin e shtetit si pasojë e taksimit të çmimeve të rritura, nuk mund të ulet borxhi publik dhe të ndërtohen instalacione në Kryeministri.
Lapaj ka debatuar edhe me zv/ministrin e Financave, Besart Kadia.
Debatet:
Lapaj: Kategoria e ushqimeve është kategori ku rritja është në mesatare mbi 20 përqind. Se është rritur çmimi i benzinës e di por kjo nuk prek qytetarët e thjeshtë, ndërsa kur thua qumështi, veza është rritur, i prek.
Të gjitha kategoritë në nevojë preken nga kjo rritje. Paketa indekson 9.1 përqind, pra ato që ishin tashmë në pamundësi ekonomike, bien tashmë në të paktën 10 përqind.
Nëse më thua që në republikë lekët kanë shkuar të subvencionojnë shtresat në nevojë kam një pyetje. Sa është shuma e paketës së parë? 420 mld lekë, përfshirë edhe garancinë sovrane për energjinë elektrike? Zbrit 200 mln për garancinë sociale. janë garanci sovrane.
Kadia: Janë lekë që kanë shkuar për blerje energjie.
Lapaj: Sa është e dyta? Mos bëj gërnjar, më thuaj. Sa është vlera që është arkëtuar më shumë në buxhetin e shtetit?
Kadia: Sa është ulur borxhi publik?
Lapaj: Meqë nuk e thua ti po e them vetë. në buxhet janë arkëtuar nga janari 470 mln euro më shumë se sa ishte parashikuar pas rritjes së çmimeve, si pasojë e rritjes. Ndërkohë të dy paketat e rezistencës bashkë janë më pak se gjysma e kësaj vlere. Nëse jemi në krizë entiteti i parë që është për tu përballur mekanizmi mbrojtës është shteti që në kohë krizë nuk i kthen pas shoqërisë ato që i ka marrë në mënyrë të padrejtë si pasojë e një anomalie në treg, dhe kjo është para që mungon nga ekonomia e duhet të kthehet në një mënyrë a tjetër tek xhepat e qytetarëve. Nuk mund të ulim borxhin e të ndërtojmë instalacion në Kryeministri me ato para. nuk mund të subvencionohen ato që fitojnë shumë me ato para. Këto 470 mln euro duhet ti kthehen qytetarëve. E kemi dëgjuar që thonë mbrohen kategoritë në nevojë, por edhe shtesa e mesme, që nuk është aq e mesme tek ne, s’na mban më, mua të parin s’na mbajnë më këmbët, pse e hamë kopaçen gjithmonë meë shumë ne të mesmit. Na dini budallenj ne të mesmit të rregullit që paguajmë gjithmonë?
Pse nuk na i kthen pas këto para? 470 mln në kohë krizash të tilla nuk und të shkojë vetëm tek pensionistët, psh nuk parashikoni studentët, ka shtresë më të varfër se ata?
Tek masat konkrete, e patë që janë rritur të gjitha ushqimet e shportës? A duhet të shtojmë prodhimin vendas?
Nga 40 mln litra që konsumohen në bit në bujqësinë shqiptare subvencionohen vetëm 6 mln. Nëse duam të ulim goditjen që merr shoqëria nga kriza të mos shohim se pari mundësinë e vjedhjes së xhepave të qytetarëve në këtë anomali tregu.