Eksperti i ekonomisë, Nazmi Stringa ka qenë i ftuar ditën e sotme në një intervistë për Fax News për të folur mbi situatën e vështirë ekonomike në vendin tonë përkeqësuar po ashtu nga rritja e fundit e çmimeve.
Teksa fliste për rritjen e çmimeve, Stringa u shpreh se kriza që po shohim sot është pasojë e pandemisë.
“Është një situatë që vazhdon me efektet post-pandemi. Pasiguri që mund të shfaqeshin që nuk i ddinim efektet siç ështe rritja e çmimeve, rritja gazit, energjisë etj. Janë disa efekte të çregullimeve që ka sjellë pandemia. Ashtu siç është rritja e madhe për Shqipërinë në 3 mujorin e dyte, që pritet dhe në 3 mujorin e tretë për shkak se turizmi eci mirë. Herët a vonë ne do të bëjmë atë diskursin nëse ka gjëra për të rregulluar apo nëse kemi nxjerrë mësime nga kriza. Këto mësime do na shërbejnë në të ardhmen”, tha ai.
Më tej, eksperti Stringa u shpreh se sa më i varfër të jetë një vend aq më më i prekur është nga kriza.
“Të gjitha këto do të na bënin të ishim me më shumë mirëqënie dhe qytetarët në rast të goditjeve në të ardhmen do të ishin më të mbrojtur. Ky është diskutimi. Shenjat e mirë për këtë vit, tre mujori i dyte ekonomia shqiptare e ka tejkaluar bnovelin përpara krizës. Ajo që mbetet për t’u diskutuar është rritja e çmimeve. Ne jemi një vend i cili ka të ardhura të qytetarëve më të ulëta. Të gjitha efektët që shohim këtu, sa më e varfër të jetë shoqeria aq më shumë është e ekspozuar shoqeria”, theksoi ai.