“Qeveria do bëjë gjithçka për t’ju ardhur në ndihmë”, kështu u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri, njëherësh dhe drejteus politik për qarkun Elbasan, gjatë inspektimit të punimeve për rikonstruksionin e shkollës së re 9-vjeçare “Beqir Sade” të Njësisë Mollas në Bashkinë Cërrik.
Duke u ndalur tek situata ekonomike, Gjiknuri nënvizoi se qeveria po merr të gjithë masat e nevojshme për kontrollin e çmimeve për të eliminuar abuzimet.
Ju e keni parë situatën, janë rritur çmimet për shkak të krizës ndërkombëtare shkaktuar nga lufta. Kryeministri ka filluar të marrë masa edhe për kontrollin e çmimeve të karburanteve. Mund të ketë dhe abuzime, megjithëse çmimet janë rritur edhe në bursë. Është një situatë e vështirë, por Edi Rama e ka treguar veten edhe në krizat e tjera të cilat i ka përballuar, tha a
Drejtuesi politik për qarkun Elbasan, shprehu bindjen se shumë shpejt do të stabilizohen edhe çmimet, ndërsa garantoi për mbështetjen e qeverisë për qytetarët. Unë e kam takuar këto ditë Kryeministrin. Jam i bindur që do bëjë më të mirën me të gjitha mundësitë që ka shteti shqiptar. Shpresojmë që kjo luftë të mbarojë sa më shpejt që të stabilizohen përsëri çmimet. Qeveria do bëjë gjithçka që ka në dorën e saj për t’ju ardhur në ndihmë”, deklaroi Gjiknuri.
Shkolla 9-vjeçare “Beqir Sade” në fshatin Selit të Njësisë Mollas, pritet të hapë dyert për të mirëpritur nxënësit pas rikonstruksionit të plotë nga Bashkia e Cërrikut. Godina e amortizuar, po transformohet tërësisht në një shkollë model për edukimin e nxënësve. Rikonstruksioni përfshin edhe kopshtin, palestrën dhe terrene të reja sportive për 170 nxënësit e kësaj shkolle./Shqiptarja.com