Rritja e çmimeve/ Nis protesta para Kryeministrisë, në Lushnjë qytetarët bllokojnë rrugën dhe përplasen me policinë

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ka filluar pak minuta më parë protesta e dytë e qytetarëve të Kryeministria, ashtu siç ishte paralajmëruar ditën e djeshme. Protestuesit janë grumbulluar sërish sot për të njëjtën kauzë, për të protestuar kundër rritjes së çmimeve dhe karburanteve në vend.

Po ashtu bëhet me dije se janë duke u zhvilluar protesta edhe në qytetet të tjera si Fier, Durrës, Devoll dhe Shkodër, ndërsa në Lushnjë raportohet se protestuesit kanë bllokuar rrugën në rrethrrotullimin e Plugut dhe janë përplasur me policinë, duke paralajmëruar përshkallëzimin e protestës në ditët në vijim.

Mbrëmjen e djeshme qytetarët bllokuan për më shumë se 1 orë kryqëzimin te “Unaza”, duke penguar mjetet që të kalonin dhe duke u kërkuar që të fiknin makinat dhe të bashkoheshin me ta. Pas protestës së djeshme, nafta sot u ul me rreth 30 lekë/ litër.

Zjarr Tv Ad