Qytetarët janë bërë bashkë para Kryeministrisë siç edhe e kishin paralajmëruar, për të protestuar. Protesta është zhvilluar për të kundërshtuar rritjen e çmimeve të paralajmëruara nga kryeministri Edi Rama, si pasojë e krizës globale.
Një protestues ka kërkuar nga kryeministri që të deklarojë minimumin jetik në vend, duke u shprehur se kontratat me oligarkët janë abuzimet më të mëdha.
“Kryeministri të deklarojë publikisht minimumin jetik. I ka kërkuar kryeministrit shqiptar të nxjerrë kontratat me oligarkët që janë abuzimet më të mëdha. Ai duhet të përgjigjet për ligjin që po përgatit për oligarkët. Autoriteti i Konkurrencës përse nuk u vendosi gjoba oligarkëve të mielli”, u shpreh një qytetar.
Gjithashtu një tjetër qytetarë, ndërsa reagoi me kritika ndaj kryeministrit Rama, theksoi se populli është i varfër dhe se nuk mund të përballojë këtë rritje çmimesh, pasi nuk prodhohet asgjë në këtë vend.
Më tej theksoi se Shqipëria nuk është vend i varfër, por është një vend i vjedhur.
“Pyetja është përse jemi kaq të varfër dhe përse nuk përballojmë dot një rritje çmimesh?”, u shpreh ajo.