Rritja e çmimit të bukës/ Drejtori juridik i Autoritetit të Konkurrencës, Indrit Leka sqaron përse nuk janë gjobitur ndërmarrjet e miellit

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Indrit Leka, drejtor juridik i Autoritetit të Konkurrencës, gjatë një interviste për “Fax News” ka folur në lidhje me vendimin kundër gjobitjes së kompanive për rritjen e çmimit të miellit në vendin tonë.

Leka sqaroi se kompanitë gjatë monitorimit për një periudhë 1-vjeçare nuk janë kapur në shkelje prandaj është marrë vendimi për të mos i gjobitur.

“Duhet të sqaroj që nuk është marrë një vendim, faktikisht është hedhur në votim një propozim i rrjedhur nga hetimi dhe monitorimi 1-vjeçar i vendimit “700”. Në këtë treg autoriteti nuk ka nisur tani me rritjen e çmimit por është një hetim i kryer më parë i përfunduar në vitin 2020. Në vijim të këtij vendimi është periudha 1-vjeçare, sekretariati i autoritetit ka konstatuar se ka shkelje të ligjit për konkurrencën dhe detyrimeve dhe rrjedhimisht ka propozuar masa ndëshkuese me gjobë. Ky raport është miratuar nga komisioni dhe i është dërguar palëve, në përfundim të përfundimit të palëve komisioni është mbledhur dhe ka vendosur mos-sanksionimin e këtyre ndërmarrje me gjobë”, u shpreh fillimisht Leka.

“Ligji e jep mundësinë nga 0-10%, një rastin konkret është kërkuar nga 3.2-7 % të xhiros totale të ndërmarrjes, me vlerë e konsiderueshme financiare. Vendimin 700, nuk e kanë kundërshtuar. Konkretisht pikën 6 të vendimit 700. Është marrë një vendim nga komisioni për mos-gjobitjen e tyre ky është mjeti ligjor që funksionon, nëse nuk ka arsye nuk ka rikërkesë për gjobë, duhet të rihapet hetim i ri.

Propozimi i PD për seancën dëgjimore në Kuvend – “Kjo është çështje parlamentare nuk lidhet fare me Autoritetin e Konkurrencës , nëse është në përputhje me ligjin nuk ka asnjë problematikë për të marrë pjesë në seancë dëgjimore. Autoriteti do të vijojë monitorimin për çdo lloj shkelje të mundshme të konkurrencës, do të zbatojmë ligjin”, përfundoi Leka./FaxNews

Zjarr Tv Ad