Rritja e çmimit të bukës/ Furrtarët beratas: Qytetarët mos të pinë kafe, të blejnë bukën…

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Berat – Në lidhje me rritjen e çmimit të bukës, që prej dy ditësh ka ndryshuar në shumë qytete të vendit, prodhuesit shprehen  se janë të detyruar ta ndryshojnë. Ata shprehen se nëse rritet lënda e parë që është mielli dhe gjithçka tjetër që përdoret për prodhimin e bukës ata janë të detyruar ta rrisin çmimin e bukës.

Nga SYRI TV.

Prodhuesit shprehen se janë mbledhur disa herë për të diskutuar në lidhje me rritjen e çmimit të bukës, por ende nuk kanë rënë dakord nëse do të rritet me 10 apo 20 lekë, gjë që sipas tyre do të varet nga rritja e çmimit të miellit.

Vetë konsumatorët shprehen se ata nuk e përballojnë dot rritjen e çmimit të bukës, pasi të ardhurat e tyre janë tepër të ulëta dhe mezi sigurojnë jetesën.

Me gjithë pretendimet e prodhuesve dhe shqetësimet e ankesat e qytetarëve, gjithsesi çmimi i bukës pritet të rritet nga dita në ditë edhe në Berat, në një kohë që çmimi i miellit dhe produkteve të tjera për prodhimin e bukës janë rritur.

Zjarr Tv Ad