Rritja e çmimit të bukës/ Grida Duma: Shumica e shqiptarëve jetojnë në varfëri, shkak dështimi i modelit ekonomik klientelist i Ramës…

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka reaguar në lidhje me rritjen e çmimit të bukës.

Ajo ka publikuar një video me deklaratat e zv.kryeministrit Arben Ahmetaj dhe prononcimet e qytetarëve për çmimin e bukës, ku shumë prej tyre shprehen se nuk e përballojnë dot.

Duma thotë se pushtetarët janë të rrethuar nga luksi, të cilin e kanë ndërtuar në kurriz të shqiptarëve, prandaj dhe nuk “skuqen” kur nuk mbajnë premtimt.

“Jetojnë të rrethuar në luksin që kanë ndërtuar në kurriz të shqiptarëve, prandaj nuk skuqen kur nuk mbajnë premtimet, as nuk turpërohen kur thonë se çmimet janë të përballueshme.

Mjafton të dëgjosh qëndrimet e tyre e kuptohet që janë një pakicë, sepse as e kanë idenë as duan të dinë cila është gjendja e shumicës dërrmuese të shqiptarëve, e cila jeton në varfëri për shkak të dështimit të modelit të tyre ekonomik klientelist dhe korruptiv.
Dëgjojeni zërin e tyre”, shkruan Duma.

Zjarr Tv Ad