Rritja e çmimit të bukës për Autoritetin e Konkurencës, është gjë normale dhe s është faji i bizneseve. Kështu ka lënë të kuptohet, kreu i Autoritetit të Konkurrencës, Denar Biba, në Komisionin e Ekonomisë.
“Disa prej anëtare, unë një ndër ta, nuk krijuam bindje, kuptuam se dicka nuk shkonte, problematikat janë në atë treg, por në mungesë të një prove konkrete vetëm me një indicie që ishte cmimi, po pa analizë të kostos, si u arrit në këtë çmim, kostot e transportit janë të njëjta, duke qendruar de disa episode të ngjashme, jo të njëjta, por nuk kishte numri i operacione ishte 684, apo 600 mijë, apo 6 milion operacione, duke qenë se element të tillë nuk dilnin nga raporti, nuk e gjetëm disa nga ne, kishte problematike, por në respekt të materialit nuk mund të merrnim një vendim, jo të vendosnim gjobë ose jo. Kam kërkuar ose shtyrjen e mbledhjes ose shtyrjen e hetimit edhe me një 1 vit. Të jepnin vendimin për populizim, por që më pas do rrëzoheshin nga gjykata”, ka thënë Biba.
Ndërsa anëtarja e Komisionit të Konkurencës Leida Matja, ka bërë me faj tregjet ndërkombëtare që rritën çmimin e që u reflektua edhe në tregun shqiptar.
“S’kishte asnjë nga ata pozitë dominuese. E dyta ishte sjellje e bashkërenduar, dhe çmimet ndiqnin njëri tjetrin dhe kishin një lloj sjellje të bashkërenduar. Në 2021 çmimi i grurit në tregjet botërore u rrit dhe ndryshuan kushtet e tregut.
Ky ndryshim i kushteve të tregut dhe elementet e tjera, pasi elementi i çmimeve për situatën kartel është një pikë në oqean. Fitimi i kompanive në atë kohë ishte 1.5%, nuk kishin abuzuar me çmimet. Ishim në pamundësi për të marrë një vendim. Në këto kushte të tregut të ndryshuara ne nuk jemi në kushtet për të dhënë një vendim”, ka thënë ajo.