Rritja e çmimit të bulmetit/ Tabaku: Qeveria aplikon politika të ngjashme si në kohë lufte dhe në kohë paqe! Zgjidhja, heqja e taksave

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku deklaron se shqiptarët punojnë për oligarkët dhe qeveritarët. Në një postim në “Facebook”, Tabaku reagon për rritjen e çmimit të bulmetit nga 1 gushti, teksa deklaron se qeveria ka mbledhur nga rritja e çmimeve 170 mln euro më shumë në buxhetin e shtetit nga taksat. Ajo pyet se ku shkojnë këto të ardhura?! Sipas Tabakut, më e logjikshme do të ishte heqja e disa taksave që aplikohen në konsum ashtu që shqiptarët të kenë më shumë në kuletën e tyre.

POSTIMI I PLOTË

Shqiptarët punojnë për oligarkët/qeveritarët. Për shqiptarët çmimi qumështit dhe nënproduktet e tij do të rritet edhe më tej këtë javë. Çmimi qumështit shkon në thuajse 200 lek ndërkohë që priten të rriten nënproduktet e tij. Arsyeja pas kësaj rritje të dytë lidhet me kostot e larta të produkteve të para. Dikush mund të argumentojë se lufta në Ukrainë ka rritur çmimet dhe për rrjedhojë kostot e biznesit. Askush nuk mohon ndikimin e luftës. Por kjo e fundit mbetet alibi derisa qeveria ka mbledhur nga rritja e çmimeve 170 mln euro më shumë në buxhetin e shtetit nga taksat. Ku shkojnë këto të ardhura?!

Në një vend ku 1 ndër 3 shqiptarë nuk e ka të sigurt vaktin a nuk do ishte një politikë me sens rishpërndarja e të ardhurave që rriten prej inflacionit?! Patjetër që po! Madje më e logjikshme do të ishte heqja e disa taksave që aplikohen në konsum ashtu që shqiptarët të kenë më shumë në kuletën e tyre. Heqja e taksave do qe zgjedhja dhe zgjidhja! Fatkeqësisht jo! Qeveria aplikon politika të ngjashme si në kohë lufte dhe në kohë paqe! Pse?! Sepse me taksat e inflacionuara ajo paguan PPP/Koncesione.

Merrni inceneratorin e Tiranës që do të indeksohet me normën e inflacionit. Pra 30% e shqiptarëve mezi paguajnë bukën e tyre kurse inceneratori Tiranës merr milionat shtesë nga arka e shtetit. A punojnë shqiptarët për oligarkët/qeveritarët që janë kthyer në mish e thua?! Shifrat thonë që po! Njësoj dhe arka e shtetit! Padyshim dhe xhepi shqiptarëve!

Burimi: Postimi i Tabakut në Facebook.

Zjarr Tv Ad