Rritja e çmimit të energjisë/ Orban kritikon BE-në: Po shkatërroni klasën e mesme, këto janë fanzati ‘utopike’

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë diskutuar mosmarrëveshjet e tyre mbi mënyrën se si duhet trajtuar një rritje e çmimeve të energjisë. Më ashpër nga të gjithë ka reaguar kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán, i cili hodhi poshtë disa nga planet e bllokut për t’u përballur me emergjencën klimatike duke i quajtur si “fantazi utopike”, shkruan The Guardian.

Përpara bisedimeve të rëndësishme të OKB-së për klimën në Glasgow, liderët e BE planifikojnë deklarojnë se është thelbësore të mbahet kufiri i ngrohjes globale prej 1.5 gradë celcius brenda mundësive dhe duke do u bëjnë thirrje të gjitha vendeve të marrin përgjegjësitë mbi vete dhe të fokusohen më pak në objektivat dhe politika ambicioze kombëtare”, sipas një drafti të komunikatës së samitit.

Më vete, udhëheqësit e tre shteteve të vogla anëtare të BE-së, Belgjika, Danimarka dhe Estonia, u bënë thirrje 20 ekonomive më të mëdha në botë, të cilat do takohen në Romë në fund të muajit, të rrisin planet e tyre për reduktimin e emetimeve dhe të paguajnë pjesën e tyre të fondit vjetor klimatik prej100 miliardë dollarëve për vendet më të varfra.

“Mesazhi ynë është shumë i qartë. Ne kemi nevojë që G20 të rritet dhe të rrisë ambiciet e tyre përpara se të takohemi në Glasgoë,” tha kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, duke përshkruar pikat kryesore të një letre të hapur nga treshja drejtuar G20. Duke iu referuar autoritetit kryesor në botë për shkencën e klimës, Panelit Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike, ajo tha: Me raportin e ri të IPCC , është shumë e qartë se ne jemi duke mbetur prapa tashmë tani dhe do të jetë më e vështirë të bëjmë ndryshime nga sa e menduam.

Megjithatë, konsensusi mbi diplomacinë ndërkombëtare të klimës së BE-së rrezikon të errësohet nga ndarjet e brendshme mbi mënyrën e menaxhimit të çmimeve në rritje të energjisë. Me të mbërritur në samitin dy-ditor të enjten, Orbán rriti sulmin e tij ndaj zyrtarit të BE-së, përgjegjës për tranzicionin e gjelbër të bllokut, Frans Timmermans.

“Ajo që Timmermans dhe të tjerët propozojnë do të vrasin klasën e mesme të Evropës: rritja e çmimeve, vendosja e rregullave të reja, ngritja e çmimeve deri në qiell, shkatërrimi i klasës së mesme kudo në Evropë , jo vetëm në lindje, por edhe në perëndim. Fantazia utopike na vret, ky është problemi edhe me çmimet e energjisë,” shtoi ai, duke përmendur propozimet e diskutueshme të Komisionit Evropian për të frenuar emetimet nga transporti dhe strehimi.

Komisioni dëshiron të zvogëlojë emetimet në transport dhe ndërtesa me një skemë “ca-and-trade”, një ide që shumë aktivistë të ndryshimeve klimatike e kundërshtojnë sepse kanë frikë se do të ngarkojë shumë kosto për konsumatorët më të varfër. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, duke marrë pjesë në samitin e saj të 107-të të BE-së gjatë 16 viteve të vazhdueshme në pushtet, doli kundër kritikës së Orbanit, duke thënë se çmimet e energjisë ishin një diskutim më vete për çështje më të gjera të ndryshimeve klimatike.

Zjarr Tv Ad