Rritja e çmimit të energjisë, Paloka: Paguajmë për luksin e Ramës dhe qelbësirave si ai!

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Edi Paloka/

Shqipëria sot prodhon vetëm nga hidrocentralet, gjithë energjinë e nevojshme për vete. Strategjia e Berishës për ndërtimin e hidrocentraleve të vegjël dhe kthimin e Shqipërisë në një eksportuese të energjise, ka sjellë deri tani këtë rezultat: ne e prodhojmë vetë gjithë energjinë për të cilën kemi nevojë.

Po atëherë pse duhet të paguajmë edhe me shtrenjtë se të tjerët ?! Pse duhet të paguajmë më shtrenjtë se ata që e kanë të lidhur burimin e energjisë me gazin rus ? Pse duhet të paguajmë më shtrenjtë se vetë ukrainasit ?!

Rama me gojën e tij është mburrur pak javë me parë se Shqipëria nuk varet nga gazi rus dhe kjo është nga pak të vertetat që ai thotë.

Po pse ateherë duhet të paguajmë me shtrenjtë?

Përgjigja është e thjeshtë dhe e qartë: paguajmë sepse këta duhet të vjedhin, paguajmë për luksin e Ramës dhe qelbësirave si ai!

Zjarr Tv Ad