Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar i revoltuar ndaj kryeministrit të vendit, Edi Rama për rritjen e çmimit të naftës. Me anë të një statusi në rrjetin e tij social “Facebook” i ka kërkuar Ramës të mbledhë mendjen dhe të mos i kushtojë aq rëndësi Ukrainës, por të shikojë situatën alarmante në Shqipëri në lidhje me çmimin stratosferë të naftës.
Postimi i plotë:
“Ec more mblidh mendt e kokës, mblidh dhe kokat e mendjes së këtij vendi e ndalo rritjen e çmimeve! Lëri telefonantat e deklaratat me luftë se je një hiç aty!
Hajde qeveris se këtë ditë i duhesh atyre që të votuan të paktën. Merr masa të ndalosh rritjen e çmimeve dhe pse jo uljen e tyre aty ku ishin.
Hajde mor firaun se nuk je si gjithë të tjerët ti. 2 milionë njerëz ke për të drejtuar. Mos i lër njerëzit nën thundrën e spekulimit, po hajde merr masa! Qeveris more i paudhë e lëri dënglat ndëkombëtare që hedh rrugëve e që i ke për lajme! Nuk mbulohet rritja e çmimeve me dengla!
Sot qeveria duhet të ishte mbledhur dhe të qëndronte e mbledhur duke propozuar zgjidhje për kontrollin e çmimeve të konsumit. Lëre Zelevskin në hallin e vet! Hajde merru me zhele-qeverisjen ku e ke katandisur!
Apo do nxjerrësh Elisën të na thotë se me rritje çmimesh bëhen edhe filma!? Bah!!!”