Rritja e çmimit të ujit, regon Peleshi: Nuk rritet nëse ka efiçencë

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Rritja e çmimit të ujit nuk do të bëhet nëse keq menaxhohen fondet e UKT. Niko Peleshi kryetari i Komisionit të Veprimtarisë prodhuese njoftoi se rritja e tarifave mund të jetë e nevojshme, por jo kur ka eficencë.

11 bashki në vend duan të rrisin çmimin e ujit, por kërkesa e tyre nuk do të pranohet nëse ky propozim vjen si pasojë e keq menaxhimit të ujësjellësave. Në mbledhjen e Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, kryetari Niko Peleshi i tha Entit Rregullator se nuk duhet  bërë rritja e tarifave nëpërmjet eficensës.

Gjatë raportimit në komision, Enti Rregullator i Ujit bëri me dije se shumë shoqëri ujësjellës kanalizime janë debitorë ndaj OSHEE, duke pasur detyrime të prapambetura.

Në vitin 2018 Enti Rregullator i Ujit ka mbledhur rreth 80 milionë lekë të ardhura, nga 45 milionë të planifikuara si pasojë e debive konsumatore. Në po këtë vit, janë grumbulluar 39 ankesa kryesisht për faturimin afrofe, 10 prej të cilave kanë përfunduar me zgjidhje në favor të konsumatorëve.

 

Zjarr Tv Ad