Rritja e ekonomisë me 18%, Rama: Kam një përgjigje për ata që bëjnë ironi

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Këtë mëngjes, Kryeministri Edi Rama, është mbledhur me Ministrat për të diskutuar çështjen e krizës energjitike. Pas mbledhjes, në një dalje për mediat, kreu i qeverisë bëri të ditur se të shtunën do të prezantohet edhe paketa e masave për menaxhimin e situatës. I pyetur për të disatën herë nëse do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike, Rama dha një përgjigje jo të drejtpërdrejtë, duke u shprehur se detyra e qeverisë është që të ngrejë një digë mes “furtunës që vjen nga tregu ndërkombëtar dhe derës së shtëpisë së qytetarëve. “Ekspertët, thonë që nuk parashikohet që çmimet të kthehen aty ku ishin. Duhet parë sa i saktë është parashikimi. Çmimet i vendos tregu, jo qeveritë”.

Ndërsa, i pyetur për planin me 7 pika të prezantuar nga kryedemokrati Lulzim Basha, kryeministri Rama u kërkoi gazetarëve që të verifikojnë se sa ka qenë çmimi i naftës në 2013, më i lirë apo më i shtrenjtë se sot. “Verifikoni sa ka qenë çmimi i naftës në 2013, i dieselit dhe i benzinës. Verifikoheni sa ka qenë në pikat e karburantit të Republikës së Shqipërisë. Sa e kanë blerë, shoferët karburantin në 2013, më lirë apo më shtrenjtë se sot. Pastaj diskutojmë. Nëse heqim të gjitha mundësitë financiare që krijohen nga kontributet, si mund të mbështesë qeveria”?

Po ashtu, sipas kryeministrit ulja e TVSH-së për konsumatorët nuk ka treguar se sjell ulje të çmimeve, sepse shtoi ai, çmimet i vendos tregu. Por çfarë rreziku mund t’i kanoset buxhetit të shtetit nga kjo krizë? Rama u shpreh se synimi i qeverisë është që të mos cënohen planet e rritjes së mëtejshme ekonomike.

“…Qëllimi ynë është që ta mbrojmë konsumatorin në këtë moment, por të mos cënojmë në tërësi planet e rritjes së më tejshme ekonomike. Ekonomia rritet me rritje të prodhimtarisë dhe investimeve. Prandaj e kemi sot rritjen 18 për qind, më të lartën në rajon. Atyre që bëjnë ironi, nuk është rritje e ekonomisë 18 për qind seç ishte më shumë para se të rrëzoheshim. Por ringritje e fuqishme pasi u rrëzuam. Është një rritje si rezultat i reagimit ndaj goditjes, kemi në punë më shumë njerëz seç kishim para pandemisë. Tani duhet të vijojmë, e të mos ndalim rrugën e rritjes ekonomike”, u shpreh Rama.

Zjarr Tv Ad