Për ekspertin e ekonomisë, Pano Soko, rritja e gjobave për tatimpaguesit e mëdhenj nëse ata kapen për herë të dytë pa faturë tatimore, është një presion i qeverisë ndaj biznesit në prag fushate.
I ftuar në emisionin “Open”, Soko tha se ky agresivitet ka për synim që bizneset të rradhiten krah shtetit.
Soko: Kjo është tentativë e përsëritur, ka pasur edhe më parë. Gjoba është në proporcion të drejtë me dëmin që shkaktohet dhe nivelin ekonomik social dhe ku operon biznesi, kam përshtypje që do kthehet serish në Gjykatën Kushtetuese si nismë që bie ndesh.
Por nëse kalon si ligj, deri sa të shqyrtohet në Gjykatë Kushtetuese do kalojë disa kohë. Këto metoda regresioni vihen re në prag fushate. Mënyrë për t’i bërë presion biznesit që të radhitet aty ku duhet kur vjen puna te preferencat politike. Unë kështu e shoh tentativën.