Rritja e inflacionit në Kosovë, Qeveria Kurti u jep 100 euro shtesë pensionistëve

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Qeveria e Kosovës ka njoftuar sot dhënien e një shtese prej 100 euro të menjëhershme për pensionistët, në kuadër të paketës për përballje me inflacionin. Në total, shuma që do të japë Qeveria Kurti është mbi 28 milionë euro.

“Në kuadër të Pakos për përballje me Inflacionin, kemi paraparë mbështetje edhe për pensionistët. Pensionistët do të marrin nga 100 euro”, ka thënë zv-kryeministri Besnik Bislim.

Ky vendim u aprovua edhe nga ministrat e tjerë kështu hyri në fuqi, në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës. Po ashtu, është miratuar dhe një ndihmë prej 35 mijë eurosh për Luginën e Preshevës, me kërkesë të Këshillit Nacional Shqiptar.

Kryeministri Albin Kurti tha se përmes këtyre mjeteve, Kosova ndihmon shqiptarët e tri komunave shqiptare në Serbi për aktivitetet e tyre lobuese.

“Edhe në këtë pikë Ministria e Financave bën ndarjen e mjeteve buxhetore prej 35 mijë euro. Mjetet ndahen sipas kërkesës së Këshillit Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesit të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me qëllim të mbështetjes së aktiviteteve të tyre lobuese.”

Zjarr Tv Ad