Rritja e pagave për deputetët, Agron Gjekmarkaj thumbon ashpër: Dikush i do patjetër hajdutë e pa dinjitet

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PD-së, nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj ka folur pas miratimit nga Komisioni i Ekonomisë të projektligjit për rritjen e pagave edhe të deputetëve dhe ministrave.

Ai shprehet se kjo rritje është e vonuar megjithëse ka nga ata që i duan deputetët hajdutë dhe pa dinjitet.

“Unë nuk e përbuz popullin po nuk përbuz as veten. Nuk e gënjej atë e as veten. Rritja e rrogave të deputetëve është e vonuar, shumë e vonuar. Dikush e do deputetin me patjetër hajdut dhe pa dinjitet. Personalisht refuzoj të jem si njëra anë si tjetra e medaljes. Deputetët nuk janë nënkategori as personazhe të realizmit socialist që nuk u intereson vetja, familja, por vetëm kauza shoqëria, populli e vendi as kandrra as insekte pa sy gojë e veshë. Nuk ka arsye që të kompleksohen për të mbrojtur një të drejtë që iu takon kur ka një rritje të përgjithshme pagash. Populizmi është lënda e parë e demagogëve, por demagogji nëse e themi sipas Linkolnit nuk është gjë tjetër por aftësia për të mbështjellë idetë e vogla me fjalë të mëdha. Problem mbetet e padukshmja e jo transparenca”, shprehet Gjekmarkaj.

Zjarr Tv Ad