Rritja e rasteve me corona*virus shqetëson Merkelin/ Të mos hedhim poshtë gjithë sakrificën që kemi bërë duke luftuar me këtë vir*us të padukshëm

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kancelarja gjermane Angela Merkel, tha të martën se është e shqetësuar nga rritja e rasteve me korona*virus në të gjithë Evropën.

“Po e shoh me shumë shqetësim, rritjen e numrit të të infektuarve në pothuajse çdo pjesë të Evropës, ku duhet të them se situata vazhdon të jetë serioze”, tha Merkel gjatë një debati mbi presidencën gjermane të Bashkimit Evropian, në Komitetin për Rajone të bllokut.

“Ne nuk duhet të hedhim poshtë, atë që kemi arritur përmes kufizimeve gjatë muajve të fundit. Këto kufizime nuk kanë qenë të lehta për askënd prej nesh”, u shpreh ajo.

Në javët e fundit, vendet evropiane po përballen me rritje të numrit të të infektuarve me korona*virus.

Në disa vende, situata është më e rëndë se në muajin mars dhe prill, kur pandemia kishte marrë hovin e parë.

Shumica e vendeve evropiane, tashmë kanë prezantuar masa shtesë të kufizimeve, për të parandaluar përhapjen e korona*virusit.

Megjithatë, ato po shmangin masën e izolimit mbarëkombëtar, sikurse e kishin vendosur në mars, për shkak të pasojave në ekonomi dhe segmente tjera të shoqërisë.

Zjarr Tv Ad