Rritja e rasteve me COVID 19, apeli i mjekut Tritan Kalo: Na ndihmoni duke qëndruar në shtëpi!

0
144
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Java e dytë pas shpërthimit të epidemisë së koronavirusit në vendin tonë u mbyll me një rritje shqetësuese të rasteve të reja të infektuar me COVID 19, ndërkohë që me nisjen e javës së tretë pritet përkeqësim i mëtejshëm i situatës.

Mjeku i Shërbimit Infektiv prof. Tritan Kalo i cili është edhe në ballë të luftës me epideminë apelon qytetarët të ndihmojnë bluzat e bardha duke duke qëndruar në shtëpi dhe duke zbatuar rregullat e distancimit social.

Kalo: Edhe pse e dielë 22 Mars 2020, detyrimi qytetar dhe ndërgjegjësimi profesional na kërkon të jemi në detyrë….Fillimisht me informimin objektiv të MSHMS për situatën, më pas inkurajimi i ekipit roje në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive, takimi me Drejtuesit e Shërbimit të Urgjencës Polivalente (ShUP) në QSUT, hallkë shumë e domozdoshme në menaxhimin e të gjithave Urgjencave të qytetit milionësh të Tiranës, si dhe një Trajnim në mjedis të hapur të stafit të këtij shërbimi dhe të stafit shtesë, në lidhje me mundësitë e triazhimit të shpejtë dhe të saktë të rasteve që paraqiten në ShUP, përfshirë edhe ato ndoshta të prekur nga Covid-19…..NA NDIHMONI duke qëndruar në shtëpi dhe duke zbatuar rregullat e distancimit social….Është një situatë preokupuese, POR ajo mundet të shkurtohet si kohë me mirëkputimin dhe bashkëpunimin tuaj, dhe po me mirëkuptimin tuaj do të mundemi të kemi sa më pak humbje jetësh…JETA e çdo Shqiptari është e paçmimtë…..SË BASHKU NE DO TIA DALIM MBANË!!!

E diela shënoi edhe viktimën e tretë me koronavirus, një 71 vjeçar nga Kuçova. Ndërkohë të dielën u raportuan 13 raste të reja, duke e çuar numrin në total 89.

Po kështu 4 raste të reja u raportuan në Vlorë, që priten të konfirmohen sot zyrtarisht nga Ministria e Shëndetësisë.

Rritet numri i pacienteve ne infektiv- Eshtë rritur numri i pacientëve të shtruar në spitalin Infektiv, ku ndodhen aktualisht 43 pacientë. 4 prej tyre janë në terapi intensive, në situatë të njëjtë

Zjarr Tv Ad