Rritja e rasteve të reja me koronavirus, mbyllen klasa e shkolla në këto dy shtete të rëndësishme europiane

0
3

Kur kanë kaluar vetëm pak ditë nga rihapja e shkollave, rastet e të infektuarve me Covid-19 janë rritur ndjeshëm.

Në Itali janë regjistruar të paktën 400 raste me të infektuar me Covid-19 si pasojë e të cilëve janë mbyllur të paktën 75 shkolla.

Rajonet më të goditura janë Lombardia, Emilia Romagna, Toskana dhe Lazio.

Në Romë janë prekur 19 shkolla, në Bolonja 14, në Milano 13. Në 76 % të rasteve janë nxënësit dhe 13% akademikët.

Për të vënë nën kontroll numrin e të infektuarve po praktikohen testet e shpejtya anti-covid.

Rezultate të tilla shqetësuese u bënë publike pak orë pas protestës së mësuesve dhe nxënësve italianë për kushte më të sigurta në ambjentet e shkollave për të shmangur kështu infektimin e nxënësve dhe mësuesve.

Jo më e qetë është situata në Spanjë ku të paktën deri tani janë mbyllur 2,852 klasa që nga rifillimi i vitit shkollor, sipas të dhënave të fundit të ministrisë së Arsimit teksa disa klasa të cilat u futen të parat në karantinë i janë rikthyer procesit mësimor.

Ndërkohë që ka një diferencë të madhe mes rajoneve sa u përket numrit të të infektuarve në shkolla, më i godituri paraqitet Madridi ku janë mbyllur 832 shkolla. Pas saj Katalonja, Valencia dhe Madura.

Në të njëjtën situatë gjendet edhe Francë, ku një numër i madh shkollash kanë mbyllur dyert për nxënësit për shkak të numrit të të infektuarve, qoftë në mesin e nxënësve apo stafit akademik.