Ish-zëvendëskryeministri Erion Braçe ka denoncuar tregtarët të cilët kanë abuzuar me rritjen e çmimeve. Në një postim në facebook, deputeti përmend vajin markës floriol, ku thotë se para 25 ditësh ishte 145 lekë për litër, ndërsa sot ka shkuar në 345 lekë për litër.
Braçe u drejtohet pronarëve duke i pyetur se “çfarë ka ndodhur me produktin tënd? Me magazinën tënde? Kur e ke sjellë furnizimin e fundit?”. Sipas tij ky lloj fitimi duhet verifikuar deri në fund.
Postimi i plotë i Erion Braçes:
UNE NUK KAM ASGJE ME TREGETARET! UNE NUK KAM ASGJE ME TE PASURIT!
Pooooo, PROBLEMI IM JANE ABUZUESIT DHE ABUZIMI nder ta! Termeti, pandemia, rinisja pas pandemise, kane sjelle ndryshime te kerkeses e ofertes ne nje ekuiliber te ri;
Lufta, paniku e paqartesia prej saj, ka zhvendosur kerkesen dhe ne kushtet e nje oferte te pandryshuar ende, po imponon nje ekuiliber te ri!
POR,
KY EKUILIBER NUK MUND TE ZHVENDOSET NE DEM TE QYTETAREVE PREJ ABUZIMIT, GRYKESISE PER TE FITUAR FORT TANI; Duke bllokuar magazinat, ulur oferten permes uljes artificiale te sasise se mallrave ne qarkullim.
Zonje po te drejtohem ty sepse me thane qe kontrollon tregtimin e VAJIT FLORIOL; po te drejtohem ty sepse me thane qe produkti yt ka njohur nje rritje cmimi te llahtarshem-nga 145 leke per liter 25 dite me pare, ne 320 leke per liter dje e ne dyqanet e lagjeve cmimi arrin ne 345 leke per liter!
Cfare ka ndodhur me produktin tend? Me magazinen tende? Kur e ke sjelle furnizimin e fundit? Me cfare cmimi? Cila eshte norma jote e fitimit? A KA MORAL KY FITIM? Per mua jo! Per organet fiskale duhet verifikuar deri ne fund!