‘Rrjedhja’ e dosjeve sekrete/ Ish-kryeministri Isa Mustafa plas deklaratën e fortë: Kanë hedhur bomba në shtëpinë time, ka pasur…

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish Isa Mustafa, ka thënë se edhe ndaj tij është planifikuar një atentat. Pas ‘rrjedhjes’ së dosjeve sekrete të Policisë së Shtetit që zbuluan se është planifikuar vrasja e kryeministrit Albin Kurti, ish-kryedemokratit Lulzim Basha e disa të tjerëve, Mustafa tha se edhe ai është sulmuar.

Ish-kryeministri i Kosovës përmendi disa raste kur ai ishte sulmuar me bomba molotovi dhe me gurë nga militantët e Vetëvendosjes.

“Ka pasur edhe veprime për atentat siç është gjuajtja e shtëpisë time me bomba molotov nga VV, tentimi të gjuhet makina ime zyrtare nga militantët e VV-së me iriq të hekurt, gjuajtja me gurë e makinës time, por duke e qëlluar makinën e përcjelljes policore në një natë në kthim nga Suhareka. Të gjitha këto i dinë organet e drejtësisë,”- tha Mustafa.

Kujtojmë se dokumente sekretë nga Policia e Shtetit kanë ‘rrjedhur’ pas sulmit të kryer nga hakerat dhe kanë zbuluar disa atentate të planifikuara ndaj zyrtarë shqiptarë e të Kosovës.

Dokumentet kanë zbuluar se është tentuar vrasja e disa personave, mes tyre ish-kryedemokrati Lulzim Basha dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Veç tyre ishte tentuar eliminimi i Ismet Haxhës dhe Xhavit Halitit, dy zyrtarë në Kosovë. Po ashtu janë siguruar informacione edhe për qarkullimin lirshëm të Talo Çelës në Tiranë.

Ai ka ardhur dhe ka takuar Ervin Matën, një prej protagonistëve të vrasjes në ish-Bllok, ku mbeti i plagosur Ervis Martinaj dhe u vra miku i këtij të fundit, Fabjan Gaxha.

Zjarr Tv Ad