Rrjedhja e të dhënave personale/ Gazetari i përgjigjet Muç Nanos

0
399
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Telnis Skuqi i është përgjigjur analistit Mustafa Nano sa i takon deklaratës së tij lidhur me publikimin e të dhënave personale. Skuqi thekson se ka 7 vite që punon dhe se ende nuk ka dijeni lidhur me pagën e të shoqes dhe se transparenca e pagave lejohet vetëm në administratën publike për personat që janë emëruar politikisht.

Më tej ai shton se Norvegjia nuk ka frika nga transparenca sepse të gjitha të dhënat personale janë tek numri i tij personal, por të gjitha shërbimet online janë të ndara, të sigurta dhe të aksesueshme, po kurrë në një dorë të vetme, ashtu si E-Albania.

“Më çuditi shumë këndvështrimi i analistit Mustafa Nano, lidhur me publikimin e të dhënave personale, sidomos ku bëri krahasimin me Norvegjinë. Unë kam shtatë vite që punoj dhe jetoj në këtë tokë të bekuar, por sot e kësaj dite ende nuk jam i informuar se sa fiton ime shoqe. E kam të ndaluar me ligj të pyes nënën e tre fëmijëve të mi, apo ajo të më pyesi mua. Transparenca e pagave lejohet vetëm në administratën publike për personat që janë emëruar politikisht, ndërsa për të gjitha pozicionet  e tjera publikohet vetëm paga si referencë, por kurrë punëmarrësi.

Ndryshe nga Shqipëria, shteti kurrë nuk kërkon që individi të ofroj të dhëna personale ku kërkon një shërbim, përkundrazhi shteti ofron shërbimin, ndërsa individi përdorë të dhënat personal për të përfituar nga shërbimin, plus këto shërbime nuk janë të përqëndruar në një dorë, ashtu si E-Albania, kjo për të parandaluar rrjedhjen e informacionit, si dhe për të mbrojtur individin nga gabimet njerëzore. Pra Mustafa Nano, në Shqipëri ka ndodhur e kundërta. Të gjitha të dhënat senstitive që ishin përqëndruar tek E-Albania u përvetësuan lehtësisë nga një individ, sepse mënyra se si e ofronte shërbimin ishte në shkelje të hapur me protokollin e sigurisë.

Për ta thjeshtëzuar këtë megaskandal, shteti norvegjez nuk i duhet fare karta ime personale, apo karta ime e punës. Për të përfituar një shërbim nga administrata publike, kodin numerik që ndryshon sa herë futem me numrin tim personal, nuk e ofron shteti, por banka, ndërsa passoord e përvetësoi vetë. Ndërsa E-Albania bënë veprimin e kundërt. Përpara se të të ofroj kodin unik numerik kërkon kartën tënde. Pse? Për çfarë i duhet E-Albania këto të dhëna senstitive?

Çfarë lidhje ka E-Albania me targat e makinës tende, ku ti je regjistruar tek Drejtoria e Transportit? Për çfarë i duhet E-Abania të dhënat e tuaja penale, ku fare mirë mund t’i kërkosh tek Ministria e Drejtësisë? Për çfarë i duhet E-Albania të dhënat tatimore, ku fare mirë mund ta marrësh këtë shërbim tek Drejtoria Tatimore? Pse këto të dhëna senstive janë përqëndruar të gjitha në një dorë tek E-Albania? Prandaj, Norvegjia nuk ka frika nga transparenca, sepse të gjitha të dhënat personale janë tek numri im personal që i administroj vetëm unë, por të gjitha shërbimet online janë të ndara, të sigurta dhe të aksesueshme, po kurrë në një dorë të vetme, ashtu si E-Albania”, shkruan Skuqi në rrjetin social facebook.

Zjarr Tv Ad