Çisternat në Porto Romano kanë pësuar rrjedhje gazi. Sipas informacioneve praprake mësohet se në fabrikën e gazit në Porto Romane ka rrjedhje gazi.
Ndërkohë, menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar zjarrfikësit si dhe policia të cilët kanë bërë të mundur menjëherë evakuimin e qytetarëve si dhe është ndërprerë mësimi në shkollën “Met Hasa”.
Banorët e zonës janë vënë në alarm dhe i tremben rrezikut të mundshëm nga rrjedhjet. Ndërkohë, ende nuk dihet shkaku zyrtar i rrjedhjeve nga cisternat.
Sakaq, ende nuk është bërë i ditur shkaku zyrtar i rrjedhjeve nga cisternat. Sipas Balkanweb ka pasur konflikte të vazhdueshme mes disa banorëve të zonës dhe fabrikës që përpunon gaz të lëngshëm, pasi ky incident ndodh për herë të dytë dhe po ashtu përpunimi ka shqetësuar këta të fundit vazhdimisht.