Rrjeti i Monitorimit kundër dhunës me bazë gjinore ka reaguar ditën e sotme në lidhje me rastine Xhisiela Malokut e dhunuar nga ish i dashuri i saj, djali i deputetit Rrahman Rraja.Gjatë një prononcim jashtë Kryesisë së Kuvendit, i kanë bërë thirrje instituciioenve të zbardhin ngjarjen me paanësi dhe të vihen para drejtësisë përgjegjësit.
“Kërkojmë që institucionet të përgjigjen se pse nuk ka funksionuar sistemi në ketë rast. Ne kërkojmë të dimë nëse i është ofruar mbroja ligjore vajzës. Në emër të 50 organizatave ne kërkojmë zbardhjen e ngjarjes dhe pa zvarritje. Kemi kontaktuar me vajzën dhe i ofruam ndihmë. I bëjmë thirrje prokurorisë të zbatojë legjislacionin penal dhe të hetojë pa anësi dhe përgjegjshmëri që çdo person që ka shkelur ligjin të vihet para drejtësisë penale. Kërkojmë nga Ministria e Brendshme të japë sqarime në lidhje me zvarritjen e rastit ndaj vajzës. Policia të sigurojë jetën e viktimës. I bëjmë thirrje Kuvendit që të siguroje të gjitha mjetet e kontrollit parlamentar me anë të komisioneve që ndjekin cësthjen e barazive gjinore”- shprehet Rrjeti i Monitorimit kundër dhunës.